Sport
Koeman vazhdon të arsyetohet për dështimet e Barcelonës, kjo është deklarata e tij pas barazimit të mbrëmshëm
Demokracia
09:11 | 21 Shtator 2021

Share:

Numri një i stolit të katalanasve, Roland Koema duke folur për ndeshjen e mbrëmshme ku Barcelona barazoi në fushën e vetë 1:1 me Granadan, ka nënvizuar se ekipi i tij ka lënë dy pikë, ndonëse e ka pranuar se në fund gjërat mund të kishin shkuar dhe më keq, shkruan Demokracia.com.

“Përpara ndeshjes mendonim se do të fitonim, aq më shumë që luanim në fushën tonë. Por nisja e ndeshjes nuk ka qenë ajo që donim dhe kjo na ka kushtëzuar deri në fund. Nuk është e lehtë të gjendesh në disavantazh pas dy minutash dhe me një kundërshtar që mendonte të vononte lojën që pas minutës së dytë.

Dua të vlerësoj ekipin për personalitetin e treguar dhe vendosmërinë për të arritur rezultatin me çdo kusht, por nuk ishte e lehtë përballë një skuadre që mbronte me shumë forca. Jemi të zhgënjyer, por të paktën barazuam. Gjithmonë një pikë është më mirë se asgjë”, ka thënë Koeman. /Demokracia.com

Të ngjashme