Sport
Koeman “thumbon” Barcelonën: Kur unë u largova diferenca me Realin ishte tetë pikë, tani është dyfish
Demokracia
13:57 | 29 Prill 2022

Share:

Ronald Koeman ka komentuar situatën aktuale të ish klubit të tij Barcelona nga e cila u shkarkua pak muaj më parë.

Trajneri holandez “shfrytëzoi” rastin ta “thumbonte” ish-klubin e tij duke thënë se kur ishte ai në krye diferenca me Realin ishte vetëm 8 pikë, kurse tani është thelluar edhe më shumë.

“Situata e Barcelonës, e skuadrës dhe e klubit është e njëjtë si kur isha. Kjo do të thotë se ndryshimi i trajnerit nuk do të thotë gjithmonë të jesh në gjendje të përmirësohesh. Situata e klubit më dhemb, më dhemb mua. Unë kërkoj vetëm mbështetjen maksimale për Xavi. Ai është një trajner i mirë dhe një legjendë e klubit”.

“Nuk është faji i tij që Barcelona është në këtë situatë”, tha Koeman për Mundo Deportivo.

“E vetmja gjë që kërkoj është mbështetja për Xavin. Nuk e pata mbështetjen e plotë të presidentit, por shpresoj që ai të ketë mësuar dhe të mbështesë Xavin. Nuk kam pasur mbështetjen e plotë të klubit: Shpresoj që Xavi ta ketë. Kur unë u largova nga Barcelona, diferenca me Real Madridin ishte 8 pikë. Tani është gati dyfish”, u shpreh ai./Demokracia.com/

Të ngjashme