Sport
Koeman “shpërthen” ndaj Di Marias i cili tha se Messi do të vjen te PSG-ja
Demokracia
09:55 | 04 Shkurt 2021

Share:

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk e ka pritur aspak mirë një deklaratë të futbollistit të PSG-së, Angel Di Maria i cili tha se bashkëvendësi i tij Lionel Messi ka gjasa të mëdha të kalojë tek skuadra paresiene.

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në fund të sezonit dhe PSG është përmendur si një destinacion i mundshëm, sepse është një nga pak klubet që mund ta përballojnë pagën stratosferike të yllit argjentinas.

Për t’i rritur edhe më shumë gjasat u përkujdes Di Maria duke thënë se nga sezoni i ri ka gjasa që gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, t’i bashkohet PSG-së.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Koeman.

“Më duket mungesë respekti. Dikush mund të gabojë duke thënë diçka të tillë. Nuk është e drejtë, nuk mendoj se është respektuese ndaj Barçës të flasësh si ai për një lojtari që është i yni. Pra, shumë njerëz nga PSG flasin për Leo, i cili luan te Barça. Përveç kësaj, ne kemi një ballafaqim me ta në Ligën e Kampionëve”, vlerësoi Koeman për mediet spanjolle. /Demokracia.com

Të ngjashme