Sport
Koeman pritet të jetë trajneri i ri i Holandës
Demokracia
09:47 | 06 Prill 2022

Share:

Louis Van Gaal nuk do të jetë më trajneri i Holandës pas Kupës së Botës, Katar 2022.

Mediat në Holandë bëjnë me dije se vazhdimësia e teknikut aktual nuk varet nga asgjë dhe fundi i bashkëpunimit është i përcaktuar, çfarëdo që të ndodhë, Van Gaal nuk do të jetë në stolin e “tulipanëve” pas botërorit.

Gjithashtu mësohet se kjo nuk lidhet me gjendjen shëndetësore të tij aktuale, apo për faktin që ai nuk kishte treguar për sëmundjen, por sepse kështu ishte rënë dakord që në fillim me trajnerit 70-vjeçar. Sa i përket të ardhmes, pasuesi i tij do të jetë Ronald Koeman. Ish-trajneri i Barcelonës është në pritje të zyrtarizimit, ndërsa për të do të ishte aventura e dytë në stolin e Holandës, pasi më parë e ka drejtuar përfaqësuesen holandeze në 20 ndeshje, duke koleksionuar 11 fitore 5 barazime dhe 4 humbje. (Shkurt 2018 – Dhjetor 2020)

Sipas “De Telegraaf” po kërkohet menjëherë një marrëveshje me Koeman në rast se sëmundja e Van Gaal përkeqësohet, për të mos lënë përfaqësuesen pa trajner. Nëse zyrtarizimi mungon në këtë periudhë dhe Van Gaal do të jetë në gjendje të mirë shëndetësore të mbyllë aventurën e tij deri në Katar 2022, atëherë Holanda dhe Koeman do të takohen përsëri në janarin e vitit të ardhshëm, për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Të ngjashme