Sport
Koeman injoron keq gazetarët, lexon deklaratën dhe largohet nga konferenca për t’iu ikur pyetjeve
Demokracia
16:30 | 22 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka mbajtur sot një konferencë për shtyp.

Tekniku holandez për dallim nga konferencat paraprake, kësaj radhe ka lexuar deklaratën e tij e cila zgjati vetëm tre minuta dhe më pas u largua për t’iu ikur pyetjeve të gazetarëve, përcjell Demokracia.com.

Koeman nuk pranoi të merrte pyetja nga mediat që ishin prezent dhe kërkoi “durim” nga tifozët pasi sipas tij klubi po “rindërtohet”.

“Klubi është me mua si trajner në një situatë rindërtimi. Situata financiare e klubit është e lidhur me shfaqjet sportive dhe anasjelltas”, tha Koeman.

“Kjo do të thotë që ne, si skuadër, duhet të rindërtojmë ekipin e futbollit pa qenë në gjendje të bëjmë investime të mëdha financiare. Kjo kërkon kohë. Talentët e rinj të sotëm mund të bëhen yje të rinj botërorë brenda disa vitesh”.

“E mira e rindërtimit të skuadrës është se lojtarët e rinj do të kenë mundësi si Xavi dhe Iniesta në ditët e tyre. Por durimi është i nevojshëm”, tha ndër të tjera Koeman. /Demokracia.com

Të ngjashme