Sport
Koeman flet pasi u sulmua nga tifozët pas humbjes në “El Clasico”
Demokracia
15:50 | 26 Tetor 2021

Share:

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u sulmua nga tifozët pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Real Madridit me rezultatin 2:1. Në një konferencë për shtyp holandezi u përpoq të ishte sa më i qetë pas incidentit. Gjithashtu tekniku foli dhe për dëmtimet e disa lojtarëve dhe për të ardhmen e Dembele

“Të them të vërtetën, nuk më pëlqeu çfarë ndodhi në makinën time. Jam në një klub ku dua të shijoj eksperiencën time këtu. Nuk ka rëndësi sesa zgjat. Për incidentin nuk mendoj se ka një zgjidhje. Ka tifozë të Barcelonës që kanë probleme me sjelljen dhe nuk i dinë rregullat. Kjo situatë nuk më ka ndodhur vetëm mua, por edhe futbollistëve të tjerë”.

E ardhmja e Dembeles?

“Kontrata e tij skadon verën e ardhshme. Gjëja më e rëndësishme është që ne duam që ai të qëndrojë. Ai ka klas, por është problem tjetër nëse nuk do të rinovojë. Duhet të flasim me drejtuesit për këtë situatë”,- u shpreh tekniku.

Aguero titullar?

“Aguero nuk është gati që të luajë një ndeshje të plotë, por mund të luajë një pjesë”.

Dëmtimet?

“Jemi të shqetësuar nga dëmtimet. Po përpiqemi që ta analizojmë situatën në mënyrë që lojtarët të riaftësohen. Pedri për shembull mund të mos jetë gati për disa kohë. Prandaj ne nuk caktojmë një datë për rikuperimet e lojtarëve. Si staf flasim për këtë çdo ditë”.

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Katalanasit për momentin ndodhen në vendin e nëntë me vetëm 15-të pikë të grumbulluara. /Demokracia.com

 

Të ngjashme