E ardhmja e trajnerit holandez, Ronald Koeman në krye të stolit te Barcelona është në “ajër”.
Tekniku holandez pritet të shkarkohet nga drejtuesit e klubit “katalunas” për shkak të rezultateve katastrofale, shkruan Demokracia.com.
Barcelona nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa ka humbur dy takimet e para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique është pyetur nëse do ta pasonte Koemanin te Barcelona.
Enrique ka refuzuar një gjë të tillë, duke thënë se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk e ka fare numrin e tij.
“Unë nuk do të largohem nga Spanja sepse kam kontratë, të cilën dua ta respektoj. Madje, mendoj se Joan Laporta as që e ka numrin tim të telefonit”, ka thënë Enrique për media.
Kandidatë për të parin e stolit te Barcelona në rast të shkarkimit të Koeman është ish-mesfushori, Xavi Hernandez. /Demokracia.com