Lajme
Kodra: Policët duhet të trajtohen si gjithë qytetarët e tjerë (VIDEO)
Demokracia
18:17 | 06 Nëntor 2023

Share:

Kryetar i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, ka folur lidhur me kërkesat e Policisë së Kosovës për shërbimet shëndetësore.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se një marrëveshje e tillë është kundërligjshme, pasi nuk e thotë Kushtetuta e Kosovës që të ketë privilegje në trajtim Policia e Kosovës.

“Policia kanë të drejtë të kenë shërbime shëndetësore të cilat janë në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore. Mirëpo, edhe ata duhet të trajtohen si gjithë qytetarët e tjerë. Nga Kushtetuta e Kosovës deri te aktet administrative më të ulëta e parashohin se qytetarët kanë të drejtë të qasen në shërbime shëndetësore pa asnjë lloj diskriminimi duke përfshirë edhe atë të pozitës shoqërore në të cilën gjinden”.

“Në momentin që policia trajtohet si e privilegjuar atëherë nuk kemi një rend dhe ajo i diskriminon të gjithë qytetarët e tjerë të cilët presin gjatë në listat e shërbimeve shëndetësore. Mendoj se policia e ka të drejtën e tillë, po hyrja e shtetit në një aventurë të tillë është një proces i rrezikshëm sepse kjo e nxit një reagim të gjithë shoqërisë e të gjitha kategorive që do të kërkojë mandej të trajtohen njësoj si policia”.

“E kush do të mbetet pa u trajtuar? Do të mbetet një qytetar që nuk ka mundësi të protestoj, e ai do të mbetet i fundit në listë, Kushtetuta e Kosovës e garanton se edhe ai qytetar që nuk ka zë duhet të trajtohet si ata që kanë zë. Prandaj, ne e konsiderojmë një marrëveshje të tillë të kundërligjshme”, ka thënë Kodra./Klankosova.tv

Të ngjashme