Lajme
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane e gjyshin hoxhë
Demokracia
21:55 | 25 Qershor 2022

Share:

Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “talibanët e internetit” pas një shkrimi të tij në Facebook për rritjen e numrit të grave me shami, tha se aq sa është katolik, është edhe mysliman.

Koci në një postim në Facebook tha se dikush po e quan katolik, dikush i pa fe.

Megjithatë, ai shtoi se “por të gjithë këta, në unison, po e apstrahojnë faktin që une e kam pasë nënën myslimane, e gjyshin hoxhë”.

“Jo njëherë kam thënë publikisht se jam katolik, aq sa jam edhe mysliman. Por, si duket, këtë të drejtë po tentojnë të ma mohojnë. Unë jam mysliman, veç kur ma japin vizën disa analfabet që e predikojnë gabimisht fenë islame, dhe disa përkrahës të tyre primitiv. Fatmirësisht, janë pakicë”, shkroi Koci.

 

 

 

Të ngjashme