Lajme
Koci: “Cili po rrenë: Bislimi apo Petkoviqi – a na tregon dikush se a do të vazhdohen tabelat ilegale apo jo?”
Demokracia
09:48 | 24 Nëntor 2022

Share:

Avokati Arianti Koci është përfshirë në debatin që po bëhet pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Koci ka thënë e ose negociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ose ai i Serbisë, Petar Petkoviq po gënjejnë për targat.

Ai ka kërkuar qëndrim zyrtar se a do të vazhdohet targat ilegale apo jo.

Reagimi i tij:

Cili po rrenë: Bislimi apo Petkoviqi?

Bislimi thotë se tabelat ekzistuese të prodhuara në Serbi, nuk do të prodhohen dhe nuk do të vazhdohen.

Petkoviqi thotë që tabelat do të vazhdohen, por nuk do të prodhohen.

Pra, a ka dikush zyrtarisht që del e na tregon, se a do të vazhdohen tabelat apo jo?

Nëse vazhdohen, kjo po i bjen që tabela të tilla, paskemi me i parë edhe shumë vite.

Të ngjashme