Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur për zhvillimet politike në vend, raporton Periskopi.
Tahiri ka treguar se si erdhi deri te situata që u zhbllokua seanca e Kuvendit të Kosovës, ku parashihej të betoheshin deputetët që kanë siguruar ulëse në legjislativ.
Ai tha nuk kanë pasur qëllimin bllokimin, por ligjshmërinë e procesit, sepse sipas tij, mos dorëheqja e ministrave dhe kryeministrit përbënte shkelje ligjore.
“Si Parti Demokratike e Kosovës, por edhe me dy partitë tjera AAK dhe LDK nuk kemi pasur qëllim bllokimin e Komisionin për Verifikimin e Mandateve, por për ne ka qenë e rëndësishme që ta dëshmojmë që secili nga ministrat dhe kryeministri kanë dhënë dorëheqje veç e veç, sepse këta e kanë prezantuar një dorëheqje kolegtive, njëfar lloj njoftimi për dorëheqje dhe cka është e rëndësishme që ne e kemi futur në proces verbal ku të gjithë anëtarët e Qeverisë që betohen si deputet të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë dorëheqje veç e veç dhe kjo ka qenë e rëndësishme për neve”.
“Nëse nesër këta persona, kryeministri e ministrat, anëtarët e Qeverisë do të kthehen në zyre dhe do të marrin vendime, tani e tutje mendoj që është bazë e mjaftueshme për të proceduar me kallëzime penale në Prokurori që persona të pautorizuar që e kanë përfunduar si ministra kthehen në zyrën ku kanë shërbyer më herët dhe në mënyrë të jashtëligjshme e ushtrojnë profesionin dhe e dëmtojnë buxhetin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ai është pyetur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje sërish, që këtë çështje e hapën disa drejtues të Vetëvendosjes.
Tahiri është pyetur se a frikësohen të shkojnë sërish në zgjedhje të reja, meqë kjo është nënkuptuar në opinion.
Ai ka thënë se PDK ka qenë gjithmonë e gatshme për zgjedhje, mirëpo sipas tij, kjo nuk do duhej të diskutohet tash, kur qytetarët e Kosovës para pak kohësh iu kanë drejtuar kutive të votimit.
Ai ka thënë se PDK nuk është e interesuar që ende pa u formuar institucionet e reja, vendi sërish të shkojë në zgjedhje.
“PDK në radh të parë është është në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës për t’i ndërtuar institucionet dhe për ta qeverisur vendit, ne apriori nuk kemi ardhur këtu që të themi se po shkojmë në zgjedhje të reja , sepse jam më se i bindur që asnjë nga qytetarët nuk dëshiron që ende pa u formuar institucionet të shkojë vendi në zgjedhje. Çfarë kuptimi ka? Prandaj sot me i përmend zgjedhjet partia që i ka fituar zgjedhjet, është qesharake dhe kjo tregon qart pozicionin e tyre viza-vi institucioneve që do të ndërtohen në të ardhmen, sepse duket qart se ata nuk do të munden t’i ndërtojnë. Pra, ne nuk jemi këtu ta marrin barrën me çu vendin në zgjedhje, sepse është në dëm i madh që mund t’i bëhet vendit. Ne dallojmë nga VV si mendësi politike, sot nuk duhet të ketë debat për zgjedhje të reja. Në asnjë rrethan nuk iu frigohemi zgjedhjeve dhe këtë e kemi treguar më herët. Në asnjë rrethan zgjedhjeve nuk iu frikësohemi, mirëpo nuk është që e kemi dëshirë”, ka thënë Tahiri.
Deputeti nga radhët e PDK-së, ka folur edhe për mundësinë ose jo të një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Tahiri u shpreh se një qeveri PDK dhe Vetëvendosje nuk do të mund t’i jepte Kosovës asgjë.
Tahiri ka thënë se një qeverisje PDK-VV nuk mund të ndodhë në asnjë rrethan, nisur nga fakti që sa ishte në krye të Qeverisë, Albin Kurti, i ka dëmtuar raportet me aleatin strategjik të Kosovës, SHBA-të.
“Një Qeveri, po them hipotetikisht PDK dhe VV nuk do të mund t’i jepte Kosovës asgjë, do të ishte një qeveri sa për t’i kënaqur egot e njerëzve dhe atyre që bëhen ministra, por jo agjenda zhvillimore për vendin. Sepse këta kur nuk e kanë problem të rrin 2 vite nën sanksione, por edhe 4 vite nuk e kanë problem. Prandaj ne nuk mund t’ia japim vendit në asnjë rrethan një njeri i cili të themi se në raste të caktuar në listën e zezë të SHBA-së dhe t’i jepet pozicion politik. Nuk bëhet sepse nuk mund të dëmtohen raportet me aleatin strategjik SHBA-të”, ka thënë Tahiri./PERISKOPI/