Klubi i basketbollit Prometheus nga Ukraina, nga qyteti i Kamyanska, njoftoi se kishte dërguar ekipin e tij të meshkujve në Republikën Çeke dhe ekipin e femrave në Bullgari, nga frika e shpërthimit të luftës së afërt ukrainas-ruse.
Kryetari i klubit, Volodimir Dubinski , tha se ekipet do të jenë të sigurta në lokacionet e përmendura për dy javë, gjegjësisht derisa të vlerësohet se situata e sigurisë në vend është e tillë që mund të kthehen, njoftojnë mediat lokale, përcjell Demokracia.com.
Dubinski ka shkruar në Facebook se të gjithë lojtarët do të mbeten në skuadër, përfshirë edhe lojtarët e huaj.
“Ata shprehën mbështetjen e plotë për klubin dhe dëshirën për të vazhduar karrierën te Prometheus. Askush nuk po planifikon të ndërpresë kontratën dhe të gjithë duan të luajnë dhe të fitojnë në ndeshjet e ardhshme të FIBA Champions League dhe të kalojnë në çerekfinale të turneut më prestigjioz në Evropë”, thotë Dubinski.
Kjo zhvendosje e përkohshme do të ndodhë menjëherë pas ndeshjes së ligës së Ukrainës kundër Cherkasy Monkey të dielën./Demokracia.com/