Sport
Klubi turk jep lajmin tragjik: Portieri ynë humbi jetën nën rrënojat e tërmetit
Demokracia
17:03 | 07 Shkurt 2023

Share:

Një tjetër lajm tragjik vjen nga Turqia. Portieri Ahmet Eyup Turkaslan është gjendur i vdekur nën rrënojat e tërmetit që goditi shtetin turk një ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit turk, Yeni Malatyaspor, shkruan Demokracia.com.

“Na vjen keq për humbjen tuaj! Portieri ynë, Ahmet Eyüp Türkaslan, humbi jetën pasi ishte nën shembjen e tërmetit. U prefsh ne paqe. Nuk do të të harrojmë, njeri i bukur” – thuhet në njoftimin e fundit të klubit turk.


Turkaslan ishte nën rrënojat e ndërtesës ku edhe jetonte.

Mbi 5 mijë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, konkretisht pjesën juglindore të vendit.

Tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa u ndje edhe në disa shtete fqinje, përfshirë Sirinë në të cilën gjithashtu mijëra njerëz humbën jetën./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024