Sport
Klubi shqiptar synon kushëririn e David Alabës, yllit të Real Madridit
Demokracia
22:00 | 01 Janar 2022

Share:

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës po përgatitet për merkaton e janarit.

Klubi kuqezi ndodhet në vendin e tretë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, 8 pikë larg nga vendi i parë FC Shkupi.

Ndërkohë sa u përket përforcimeve, klubi i Shkëndijës ka piketuar një emër dhe ai është Ronald Sobowale, ndryshe kushëriri i David Alabës, futbollistit që luan me Real Madrid.

Sulmuesi aktualisht është pjesë e Malishevës në Kosovë me 8 ndeshje të zhvilluara dhe 2 realizime. Drejtuesit e klubit të Shkëndijës janë në kontakte me menaxherin e lojtarit për ta bindur të transferohet në Tetovë. /Demokracia.com

Të ngjashme