Sport
Klubi shqiptar “peshkon” në Kosovë, afron mesfushorin e Vushtrrisë
Demokracia
15:05 | 08 Gusht 2022

Share:

Erzeni vijon punën për përforcimin e skuadrës, ndërsa na ndajnë edhe dy javë nga fillimi i Superiores, ku skuadra shijakase do të debutojë pas një mungese prej 19 vitesh.

Së fundmi Erzeni ka afruar në skuadër mesfushorin Adnard Mehmetin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Vushtrisë në kampionatin kosovar.

Në 20-të ndeshje të luajtura me Vushtrrinë sezonin e kaluar 21-vjeçari shënoi 8 gola.

Mesfushori do të jetë një përforcim i vlefshëm për shijakasit për edicionin e ri 2022 – 2023, ndërsa kjo pritet të jetë eksperienca e parë në Shqipëri për Mehmetin.

Të ngjashme