Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.
Klubi rus, Akhmat Grozny, aty ku aktivizohet Bernard Berisha i ka uruar sonte fat Kosovës në përballjen ndaj Suedisë.
https://www.instagram.com/p/CM9umPcFGnM/
Në rrjetin social “Instagram”, klubi që garon në Premierligën ruse ka shkruar:
“Ne i dëshirojmë Bernard Berishës dhe Kosovës një ndeshje të suksesshme ndaj Suedisë sot. Dhe gjithashtu ta vazhdojë suksesin në klub. Këtë edicion, Berisha ka shënuar gjashtë gola për Akhmatin”, ka shkruar Akhmat Grozny.
Ndryshe, ndeshja e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri” nis nga ora 20:45. /Demokracia.com