Sport
Klubi rumun insiston për sulmuesin kosovar, nis bisedimet me Ballkanin për Ermal Krasniqin
Demokracia
21:42 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Klubi rumun Cluj është në bisedime me Ballkanin për transferimin e Ermal Krasniqit gjatë afatit kalimtar të janarit. Kështu ka raportuar portali rumun “prosport.ro”.

Krasniqi është kërkesë e trajnerit, Dan Petrescu. Cluji dhe Ballkani janë përballur në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

“Tani po zhvillohen diskutimet mes dy klubeve dhe strategjia e Clujit është të shfrytëzoj dëshirën e lojtarit për të ardhur në Rumani. Ermal Krasniqi ka ende kontratë me Ballkanin deri në verë, por Cluj shpreson që në këtë kontekst çmimi për të, të mos jetë shumë i lartë dhe të mund të sillet këtë dimër”, shkruan “prosport.ro”.

Sulmuesi 24-vjeçar në 17 ndeshje të Superligës ka shënuar shtatë gola, ndërsa katër gola ka shënuar në Ligën e Konferencës përfshirë dy në kualifikime.

Të ngjashme