Sport
Klubi kosovar nën “mëshirën e Zotit”, është në prag të shuarjes
Demokracia
21:14 | 02 Mars 2021

Share:

Klubi i Ferizajt vazhdon të jetë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë financiare.

Derisa është në prag të shuarjes, klubi ferizajas ka kërkuar ndihmë nga kryetari i komunës, Agim Aliu dhe aksionarët e klubit, shkruan Demokracia.com.

Siç bën me dije Ferizaj në “Facebook”, ndeshjet e radhës skuadra mund të mos i zhvillojë dhe të largohet nga gara.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4434644783219464&id=232272573456727&__cft__[0]=AZWjY36Zgj9rgUETzyqYy0sreGzq7pZ2sf6xwnLgkcEqE6RiRlYV8QHqsQUrCbNM6_jbwkTakYse3QKvVGdtWT5BwaRigezvQYXfrnb58MfnFotTceWQEN8vDxEAKqpIhRl1908wpXBMNCYvnLjmdkNY&__tn__=%2CO%2CP-R

Njoftimi i plotë i FC Ferizajt:

Ferizaj ka mbetur në mëshirën e Zotit dhe shumë afër shuarjës.
Kriza e madhe financiare që ka kapluar klubin tonë gjendje e mjerueshme në klub detyrohemi që ndeshjët e radhës mos ti zhvillojmë fare dhe të largohemi nga garat.
Eshtë mëkat i madhë një qytet si Ferizaj me biznismenë më të fuqishëm në Kosovë të mos përkrahet klubi i vetëm i qytetit me traditë 98 vjeçare.
Lusim Kryetarin e Komunës z.Agim Aliu aksionerët që janë në klub ti dalin në ndihmë klubit tonë, përndryshe ky është lajmrimi i fundit para shuarjës. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë gjendje të rënd“. /Demokracia.com

Të ngjashme