FC Vitia ka shfaqur hapur pakënaqësitë me situatën e fundit të krijuara në futbollin kosovar.
Klubi që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës ka kërkuar sa më shpejt mbajtjen e kuvendit në FFK, shkruan Demokracia.com.
Vitia ka kritikuar grupacionet e krijuara si nga ana e kryetarit, Agim Ademi, ashtu edhe nga ana kundër tij.
Vitia apelon që zgjedhjet që do të mbahen në FFK të jenë transparente dhe mos të mapinulohen.
Reagimi i plotë i FC Vitia:
Lajmi në media, që e ardhmja e futbollit tonë është futur në borgje, në kredi është shqetësuese, anti statutare dhe anti ligjore.
FFK duhet të jetë transparente për financat e saj dhe funksionimin e saj bazuar në ligji dhe statut dhe duhet të ketë strategji afatgjate.
Pse FFK nuk e bënë transaprente ku shkojnë parat për shpenzimet për paga afro 3.3 milion Euro.
Sa janë shpenzimet e kryetarit?
Sa janë shpenzimet e Komitetit Ekzekutiv?
Si është e mundur qe me para të futbollit nga buxheti i FFK-së të u paguhet nga 2000-3000 euro për pushime familjare në bregdet anëtarve të KE te FFK-së. Ky është keqperdorim i detyrës zyrtare nga kryetari dhe KE i FFK-së dhe keqperdorim i financave të FFK-së.
Prandaj për futbollin ton është e domosdoshme që zgjedhjet në FFK duhet të jenë të lira, transparente dhe demokratike, e jo zgjedhje të montuara.
Gara për kryetarin e FFK-së duhet me qenë për programet më të mira dhe jo për klane më të forta.
Grupacionet qe janë krijuar në FFK me Agim Ademin apo kundër Agim Ademit janë të dëmshme për perspektivën e futbollit tek ne.
Kur prijës i grupacioneve është vetë kryetari i FFK-së, atëherë situata është shqetësuese për degradimin e FFK-së si institucion.
Për të kërkuar nënshkrimet pa shpallur zgjedhje dhe pa prezantuar program është jo normale.
Me u’a dhënë klubeve paratë që u takojnë për zhvillim dhe për t’ua kërkuar nënshkrimet si kushtëzim, kjo është keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Kryetari i FFK-së me marr borgj miliona euro kredi në emer të FFK-së, në fund të mandatit, pak para zgjedhjeve është keqperdorim i detyrës zyrtare.
Kuvendi i FFK-së duhet të mblidhet të caktojë datën e Kuvendit Zgjedhor, të përcaktoj kriteret dhe afatet për kandidim për kryetar të FFK-së.
Ne përfaqësuesit e klubeve kemi përgjegjësi që mos të ndodh sërish që kryetari i FFK-së, paradite të paraqitet ne Gjykatë , e mbasdite në lojën e kombëtares së Kosovës, sepse kështu po cenohet imazhi i futbollit tonë.
Me respekt
Kryetari i KF “Vitia” – Viti./Demokracia.com/