Sport
Klubi kosovar i reagon ashpër Llapit për zyrtarizimin e Hoxhës, pretendojnë se lojtari ka kontratë me ta
Demokracia
22:56 | 03 Janar 2023

Share:

Klubi i Futbollit Vllaznia e Pozheranit ka reaguar pas zyrtarizimit të futbollistit Rinor Hoxha te Llapi, raporton Demokracia.com.

Hoxha u prezantua sot te skuadra e elitës së futbollit kosovar, duke nënshkruar kontratë tri-vjeçare.

“KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruajnë kontratë tri-vjeçare. Hoxha rikthehet nga Kanada për t’iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit.

Llapi vjen me një superpërforcim

Megjithatë, klubi nga Anamorava, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, pretendon se Hoxha ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2023.

“Klubi i Futbollit KF Vllaznia Pozheran, njofton opinionin rreth lajmit se KF Llapi ka arritur marrëveshje me lojtarin Rinor Hoxha i cili është pjesë e klubit tonë dhe ka kontratë valide deri në Qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë së Pozheranit.

REAGIMI I PLOTË I VLLAZNISË SË POZHERANIT:

INFORMIM PËR PUBLIKUN

Klubi i Futbollit 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 – 𝐏𝗼𝐳𝐡𝐚𝐫𝐚𝐧, njofton opinionin rreth lajmit se KF Llapi ka arritur marrëveshje me lojtarin Rinor Hoxha i cili është pjesë e klubit tonë dhe ka kontratë valide deri në Qershor 2023.

Ne si klub jemi tej mase të befasuar se si një klub i Superligës në mënyrë amatoreske tenton të transferoj lojtar duke mos respektuar minimalisht klubin me të cilin lojtari ka kontratë duke mos patur as një kontakt.

Duket qartë se zhvillimi i ndeshjeve në garat evropiane nuk e kanë profesionalizuar as pak këtë skuadër duke mbetur ende nivel i ultë me mendësi të menaxhimit provicial.

Kërkojmë nga FFK që të me merr masa duke mbrojtur të drejtat e secilit anëtar të tij pa dallime dhe anime./Demokracia.com/

Të ngjashme