Sport
Klubi kosovar i futbollit e nis vitin 2022 me transferime, zyrtarizon gjashtë futbollistë
Demokracia
14:43 | 03 Janar 2022

Share:

Klubi i Futbollit, Phoenix, ka zyrtarizuar gjashtë futbollistë të rinj në afatin kalimtar të dimrit.

Skuadrës nga Banja e Pejës i janë bashkuar Zeki Ademi, Dardan Rogova, Rron Rogova, Adnan Haxhaj, Ardit Vokshi dhe Musa Kambi, raporton Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit e cila njëherit edhe i ka prezantuar lojtarët e rinj në ambientet e klubit.

Me këto transferime, klubi i Phoenixit synon Superligën e Kosovës në futboll nga Liga e Parë.

Ardhjet e reja konsiderohen nga klubi se do ta stabilizojnë edhe më shumë skuadrën për stinorin pranveror.

“FC PHOENIX – Banjë synon Superligën dhe e arsyeton synimin me 6 përforcime serioze për stinorin pranveror.Me fillim të vitit 2022 FC Phoenix- Banjë siguron super-përforcime. Ardhjet e reja e stabilizojnë edhe më shumë skuadrën dhe e çartësojnë edhe më shumë rrugën drejt Superligës”.

“Lojtarët që i bashkohen FC Phoenix-Banjë janë:Zeki Ademi nga Trepça 89,Dardan Rogova, Rron Rogova, Adnan Haxhaj, Ardit Vokshi nga Vllaznimi si dhe Musa Kambi ish lojtar i Eintracht Frankfurt”, thuhet në njoftimin e klubit. /Demokracia.com/

Të ngjashme