Sport
Klubi kosovar i futbollit drejt privatizimit
Demokracia
17:01 | 18 Maj 2022

Share:

Siç po duket, të gjitha klubet e Kosovës kanë filluar ta kuptojnë se privatizimi është zgjidhje dhe tashmë pas Lirisë, që u privatizua së fundi në Ligë të Parë, edhe KF Fushë Kosova ka lëshuar thirrje për palët e interesuara për proces të privatizimit të klubit.

Sipas njoftimit të fundit, KF Fushë Kosova, që ka pasur rezultate të kënaqshme në pjesën pranverore të këtij stinori të posapërfunduar në Ligë të Parë, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë është miratuar “mundësia për privatizimin e klubit”.

Njoftimi i plotë:

Informim për palët e interesuara.

Sot me datë 17.05.2022 në mbledhjen e kryesisë së klubit u miratua me votë unanime për : “Hapjen e mundësisë për privatizimin e klubit” KF Fushë Kosova.

Në këtë mbledhje u diskutua dhe miratua njëzëri  thirrja e “Kuvendit të jashtëzakonshëm” i cili do të mbahet më 04.06.2022 për vendin dhe orën do të njoftoheni më së largu deri më 21.05.2022.

Palët e interesuara mund të lajmërohen:

049 898 952

gjithashtu edhe përmes e-mail zyrtar: [email protected]

DONATORËT e klubit ndër vite janë mëse të mirëpritur në proces të privatizimit.

Me respekt Kryesia e Klubit

Ditë të mira po vinë.

Të ngjashme