Skuadra italiane e futbollit, La Biellese ka mbajtur veshë fanellat me ngjyrat e flamurit ukrainas, në ditët kur ky shtet po sulmohet ushtarakisht nga Rusia.
Ekipi që bën gara në kategorinë e pestë të futbollit italian në fanellat me ngjyrat kaltër e verdhë mbante edhe mesazhin “Ukraina e lirë”, njoftojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.
Në fund të kësaj ndeshjeje ata triumfuan 1:0.
Ky gjest i klubit italian natyrisht se ka bërë bujë të madhe në media dhe gjithandej në rrjetet sociale.
Shumë klube të njohura të sportit ndërkombëtar janë bërë njëzëri duke mbështetur Ukrainën në vazhdën e pushtimit rus./Demokracia.com/