West Ham ka konfirmuar vdekjen e bashkëkryetarit David Gold në moshën 86-vjeçare.
Gold, i cili fitoi 50 për qind të aksioneve në klub në vitin 2010 së bashku me David Sullivan, vdiq të mërkurën në mëngjes, njofton TheSun, transmeton Demokracia.com.
Ish-pronari i Birmingham City kishte luftuar me një sëmundje të shkurtër.
“Me pikëllim të thellë West Ham United FC konfirmon se kryetari i përbashkët David Gold ndërroi jetë këtë mëngjes pas një sëmundjeje të shkurtër”, thuhet në njoftimin e klubit londinez./Demokracia.com/
It is with deep sadness that West Ham United FC confirm that Joint-Chairman David Gold passed away peacefully this morning following a short illness.
— West Ham United (@WestHam) January 4, 2023