Skuadra italiane Empoli po kalon momente aspak të mira sa i përket pandemisë COVID-19.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Empoli skuadër në të cilën luan edhe futbollisti shqiptar Nedim Bajrami, ka konfirmuar 16 raste pozitive me Koronavirus, në ekipin e të rinjve, duke përfshirë, lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të klubit Italian.
Testimet janë kryer më 31 mars, teksa ditën e sotme u raportua se bëhej fjalë për plot 16 të infektuar. Kësisoj është pezulluar aktiviteti i ekipit të te rinjve, për 14 ditë, pasi të gjithë pjesëtarët e infektuar ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre. /Demokracia.com