Sport
Klubi i Ligës së Parë mbetet pa trajner, Osmani jep dorëheqje
Demokracia
19:20 | 20 Shkurt 2023

Share:

Ali Osmani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit te skuadra e Arbërisë, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur klubi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Në njoftim, thuhet se Osmani është dorëhequr për arsye personale nga pozita e shefit të shtabit teknik.

Kryesia e klubit e ka falënderuar Osmanin për kontributin e dhënë.

“Faleminderit Ali Osmani. Klubi njofton se trajneri Ali Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të KF Arbërisë për arsye personale. Kryesia e klubit e falënderon Osmanin për kontributin që dha për klubin tonë për periudhën sa ishte trajner i KF Arbërisë duke i uruar shumë suksese” – thuhet në njoftimin e klubit lipjanas.

Arbëria këtë edicion bën gara në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës. “Kuqezinjtë” kanë 13 pikë dhe renditen në pozitën e shtatë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara./Demokracia.com/

Të ngjashme