Ish-futbollisti i Interit, Fredy Guarin po kalon momente jashtëzakonisht të vështira. Ai ka qenë pjesë e një sherri të madh ditën e enjte në familjen e tij.
Siç raportojnë mediat kolumbiane ai u përfshi në një përleshje me babain e tij.
Nga pamjet filmime shihet reagimi tejet i keq i tij derisa në trup kishte edhe gjak, transmeton Demokracia.com.
Tani, klubi kolumbian i Millonarios i ka dalë në mbrojtje lojtarit me anë të një postimi në faqen zyrtare, pasi raportohet se Guarin mund të ketë qenë në ndikim të alkoolit.
“Klubi ynë është thellësisht i trishtuar për atë që i ndodhi Guarin ditën e sotme. I japim mbështetjen tonë të plotë familjes së lojtarit. Do të jemi në krah të tij, në mënyrë që ai të marrë ndihmën profesionale që mund ta nxjerrë nga ky moment kritik. Guarin i ka dhënë shumë futbollit dhe do e falënderojmë gjithmonë për dashurinë që ka treguar për Millonarios. Forca Fredy”.
Mesfushori i njohur firmosi me Millonarios, duke u rikthyer në vendlindje pas plot 17 viteve të kaluara jashtë vendit.
Ai e ka veshur fanellën e Interit katër sezone dhe ka bërë 141 paraqitje, /Demokracia.com
Comunicado Oficial. Ⓜ️ pic.twitter.com/Nq7QV7ZAiH
— Millonarios FC (@MillosFCoficial) April 1, 2021