Manchester City ka dështuar edhe këtë edicion të stoliset me trofeun e Ligës së Kampionëve, trofe ky shumë i kërkuar nga drejtuesit e klubit anglez.
“Qytetarët” u eliminuan nga Real Madridi, vetëm falë përmbysjes spektakolare (3:1) në minutat e fundit të takimit në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.
Në mesin e shumë reagimeve nga e gjithë bota për eliminimin e Manchester Cityt, ishte edhe një nga klubi rus, Spartak Moska të cilët u tallën keq me anglezët.
“Mund të konfirmojmë se kemi të njëjtën sasi të trofeve të UCL si Manchester City”, ka shkruar klubi rus në Tëitter, duke nënkutpuar se të dy skuadrat kanë zero trofe.
Can confirm that we have the same amount of UCL trophies as Manchester City.
— FC Spartak Moscow (@fcsm_eng) May 4, 2022
Manchester City ishte shumë afër trofeut edicionin e kaluar kur u mposht në finale nga Chelsea (0:1).
Real Madridi në finale do të ballafaqohet me Liverpoolin në Paris./Demokracia.com/