Sport
Klubi danez shfaq hartën e Serbisë pa Kosovën, çmenden mediat serbe, e quajnë skandaloze
Demokracia
15:07 | 03 Nëntor 2021

Share:

Skuadra daneze, Midtjylland të enjten do të ndeshet me skuadrën serbe Crvena Zvezda në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Evropës.

Ajo gjatë paralajmërimit të ndeshjes ka shfaqur në faqen e saj zyrtare një hartë ku ka pyetur tifozët se cilit qytet i përket skuadra serbe, Beogradit, Nisit apo Novi Sad?, shkruan Demokracia.com.

Danimarka si një vend që  e ka njohur shtetin e Kosovës, ka publikuar hartën e Serbisë pa Kosovën dhe kjo për mediat serbe përbën skandal.

“Skuadra daneze Midtjylland ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një hartë të Serbisë pa provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë.

Ai i preku në një plagë të dhimbshme – territori i vendit tonë është paraqitur në atë hartë pa provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë”, shkruan portali serb Kuriri.

Pa asnjë dyshim kjo edhe njëherë dëshmon se vendi fqinj i ynë është i mbushur me urrejtje dhe asgjë më normale nuk i duket dhe se sulmon të gjithë ata që mendojnë ndryshe. /Demokracia.com

 

Të ngjashme