Klubi anglez, Nottingham Forest është rikthyer në Premierligë pas 23 vjetësh.
Nottingham triumfoi në ndeshjen finale të “Play-Off”-it kundër Huddersfield, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës përfundoi me rezultatin 0:1.
Fati i kësaj ndeshje u vendos në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 43-të, kur Levi Colëill shënoi autogol.
Nottingham Forest është klub mjaft i njohur në Angli dhe jo vetëm për shkak të sukseseve që ka arritur shumë vite më parë./Demokracia.com/