Sport
Klubi anglez demanton “ekspertin e merkatos” për transferimin e lojtarit te Chelsea!
Demokracia
10:55 | 04 Gusht 2022

Share:

Brighton & Hove Albion ka demantuar raportimet e gazetarit italian dhe njërit nga gazetarët më të besueshëm në botë për transferime, Fabrizio Romano, për lajmin se futbollisti i Brighton, Marc Cucurella do të transferohet te Chelsea.

Romano në Twitter e kishte bërë punë të kryer marrëveshjen mes Chelseat dhe Brighton për transferimin e Cucurellas, shkruan Demokracia.com.

“Marc Cucurella te Chelsea, ja ku po shkojmë! Marrëveshja e plotë midis Chelsea dhe Brighton për më shumë se 50 milionë funte”, kishte raportuar mbrëmë Romano.


Kundërpërgjigjja nga klubi anglez nuk vonoi shumë. Ata nëpërmjet faqes zyrtare të klubit njoftuan se nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë klub për transferimin e Cucurellas.

“Deklarata e klubit: Marc Cucurella. Ndryshe nga raportimet e pasakta nga media të shumta këtë mbrëmje, nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur Marc Cucurella”, thuhet në njoftimin e klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme