Sport
Klubet e futbollit presion ministrit Çeku, kërkojnë takim për licencim
Demokracia
14:51 | 28 Mars 2023

Share:

Sot shumica e klubeve të futbollit kosovar kanë zhvilluar një takim në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës ku kanë diskutuar rreth licencimit të FFK-së, shkruan Demokracia.com.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ani pse vazhdimisht ka thënë se do ta licencojë FFK-në, ajo vazhdon t’i neglizhojë klubet, ani pse ato janë futur në një situatë aspak të mire fiananciare pasi u është ndalur ligji i sponsorizimit.

Në këtë takim kanë munguar disa klube, që kryesisht nga fillimi janë kundër FFK-së dhe “e duan” moslicencimin e saj derisa president të jetë Agim Ademi.

Federata tashmë ka përgatitur gjithë dokumentin, derisa edhe shumica e klubeve kanë plotësuar kërkesat e Ministrisë por që licencimi nuk po vije. Kjo ka bërë që klubet sot të mblidhen dhe të kërkojnë një takim me ministrinë Hajrulla Çeku për të marrë informata nga dora  e parë se ku ka ngecur ky proces.

Afati i fundit i licencimit është 31 marsi dhe MKRS-ja duhet të japë një shpjegim se çfarë do të ndodhë më tutje. /Demokracia.com

Të ngjashme