Sport
Klopp tregon çfarë i tha Alissonit pas gabimeve të mëdha që bëri në përballje me Cityn
Demokracia
11:33 | 08 Shkurt 2021

Share:

Liverpool ka pësuar një humbje të hidhur në derbi me Manchester City me rezultat 1:4, dhe padyshim figura më tragjike e asaj ndeshjeje ishte portieri Alisson Becker që bëri disa gabime shumë të rënda, shkruan Demokracia.com.

Pas takimit, Jurgen Klopp, ka thënë se është munduar ta qetësojë portierin i cili e kishte përjetuar shumë keq atë ndeshje.

“Bisedova me të pak. Padyshim që është shumë i zhgënjyer dhe fjalët e tij ishin: ‘Jo sot, jo sot…’, ndërsa unë i thash: ‘Po, ky është problemi me gabimet, nuk mund të vendosësh se kur i bën’. Është në rregull, ai na ka shpëtuar jetën nuk e di sa shpesh, është një portieri i klasit botëror dhe sonte disa gjëra shkuan paksa keq dhe duhet ta pranojmë këtë”, ka thënë Klopp. /Demokracia.com

Të ngjashme