Sport
Klopp: Shaqiri është në formë vërtet të mirë
Demokracia
10:50 | 19 Janar 2021

Share:

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shpjeguar punën e sulmuesit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ishte në formacionin bazë kundër Manchester Unitedit duke zhvilluar 76 minuta pastaj u zëvendësua me Curtis Jones, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, tekniku gjerman mendon se ka gabuar me vendimin për ta zëvendësuar Shaqirin, ngase ka mundur të luante edhe më shumë.

“Shaqiri është vërtet në formë të mirë. Ndoshta mund të luante edhe pak më shumë, mirëpo nuk isha i sigurt”.

“Ishte kohë e gjatë që nuk ka luajtur nga fillimi, por ishte vërtet i mirë. Shaqiri ishte aty dhe ndihmoi me të madhe”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do jetë në formacionin bazë në përballjen e radhës kundër Burnleyt.

Të ngjashme