Sport
Klopp paralajmëron Interin, por u bën thirrje lojtarëve të tij për kujdes
Demokracia
16:48 | 07 Mars 2022

Share:

Jurgen Klopp këmbëngul se Liverpooli do të sulmojë kundër Interit, por paralajmëron lojtarët e tij se kampionët në fuqi të Italisë ‘nuk do të vijnë në Liverpool si turistë’.

“Nerazzurrët” pësuan një humbje 2-0 në “Stadio Meazza” në shkurt dhe do të kërkojnë një rikthim në ndeshjen e kundërt në “Anfield Road” nesër.

Edhe pse mediat italiane nuk duken optimiste për shanset e Interit për t’u kualifikuar në çerekfinale, Klopp ka paralajmëruar lojtarët e tij për gjigantët e Serisë A.

“Interi nuk vjen këtu si turistë, ata duan të ndjekin lojën”, tha ai në një konferencë për shtyp, përcjell Demokracia.com.

“Kjo është ajo që ne duam të bëjmë sepse ne nuk jemi një ekip që mbron rezultate, ne duam të sulmojmë sërish ndeshjen.”

“Është 2-0. Është epërsia që kthehet më shpesh në futboll. Nëse mendoni se jeni në gjysmë të rrugës, jeni në rrugën e gabuar. Është një rezultat shumë më i mirë nga sa prisja përpara se të luanim atje. Ishte një ndeshje vërtet e vështirë”, shtoi trajneri.

Inzaghi shpjegon planin e Interit për ta përmbysur Liverpoolin në Champions

Takimi i dytë i fazës së 1/8 së finales zhvillohet të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme