Sport
Klopp i shërbeu tifozët me birrë, pas fitores te Crystal Palace
Demokracia
11:07 | 24 Janar 2022

Share:

Jurgen Klopp i ka shërbyer me birra tifozët e Liverpooli pas fitores në udhëtim te Crystal Palace.

“Të Kuqtë” triumfuan 1:3 në takimin e vlefshëm për javën e 23-të në Premierligë, shkruan Demokracia.com.

Derisa po largoheshin nga “Selhurst Park”, trajneri i Liverpoolit ndaloi që t’i “qeraste” tifozët e skuadrës me nga një birrë, pas fitores së djeshme.

Natyrisht se tifozët ishin të befasuar me këtë sjellje të gjermanit, por që ishte një veprim bravoroz.

Ndryshe, Liverpooli mbanë vendin e dytë në Premierligë me 48 pikë, nëntë më pak se lideri Manchester City, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më poshtë mund ta shihni momentin. /Demokracia.com/

Të ngjashme