Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para duelit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Tekniku gjerman e ka vlerësuar lartë skuadrën e Interit këtë edicion, përcjell Demokracia.com.
“Ne e dimë se Interi do të mbrojë shumë kompakt. Ata kanë lojtarë të klasit botëror dhe një trajner të madh. Mendoj se ata janë skuadra më e mirë në Itali këtë sezon. Ata janë shumë kreativë, ata e dinë se çfarë po bëjnë dhe demonstrojnë cilësi të shkëlqyera”, tha Klopp në konferencë.
“Jemi në Ligën e Kampionëve, nuk ka dyshim se ky është një ekip i nivelit të lartë. Ne kemi një shans dhe duhet të përpiqemi për të fituar”, shtoi gjermani.
Interi dhe Liverpooli do të takohen neser (e mërkurë) për ndeshjen e vlefshme në Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja e kthimit luhet pas dy jave në Anfield Road në Angli. /Demokracia.com/