Sport
Klopp godet rusët dhe Putinin: Ju lumtë anglezëve, Roman Abramovich është njeri i Kremlinit!
Demokracia
14:41 | 11 Mars 2022

Share:

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Anglisë për saknskionet nga shefit të Chelseat, Roman Abramovich, duke sjellë kështu në një situatë të vështirë funksionimin e klubit të famshëm nga Londra.

“ Kjo nuk është një situatë në të cilën të gjithë në Chelsea janë përgjegjës. Një njeri është përgjegjës – Vladimir Putin. Nuk jam informuar për rolin e Roman Abramovich në gjithçka, por mund të thuhet se ai është i afërt me Putinin. Qeveria britanike ka marrë vendimin e duhur”,  tha Jurgen Klopp, transmeton Demokracia.com.

Qeveria britanike vendosi më shumë se 200 qytetarë rusë, politikanë dhe biznesmenë të rangut të lartë, përfshirë Roman Abramovich, në listën e sanksioneve, të gjitha për shkak të ndërhyrjes ushtarake të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Bosi i Chelseat synonte të shiste klubin duke kërkuar 4.8 miliardë euro për të, por pas ngrirjes së pronës së tij, ai u pengua ta bënte këtë. /Demokracia.com

Të ngjashme