Sport
Klopp e pranon: Kjo është hera e parë që isha në “San Siro”
Demokracia
16:04 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Milani nuk mund të kalojë fazën e grupeve të Champions League. Kuqezinjtë janë mundur në shtëpi me shifrat 1-2 nga Liverpooli.

Megjithëse këta të fundit e kishin siguruar vendin e parë, sërish nuk u ndalën për t’i prishur punë kuqezinjve dhe objektivit të tyre.

Por Klopp është shprehur pas ndeshjes se në një farë mënyre i ka bërë nder Milanit, që përfundoi në vendin e fundit të grupit.

“Më pëlqen shumë ky projekti i Milanit mes lojtarëve me eksperiencë dhe atyre të rinj. Kanë pasur edhe shumë mungesa, jam i sigurt se në të ardhmen do të bëjnë më mirë në këtë kompeticion. Unë mendoj se nga ky grup nuk e meritonte askush që të dilte i fundit. Tashmë e kemi ndihmuar Milanin që të mos jetë në Europë dhe të përqendrohet vetëm në Serinë A për të arritur objektivin e tyre”, tha Klopp.

Ndërkohë trajneri i Liverpoolit u gjend për herë të parë në San Siro dhe nuk e fshehu kënaqësinë: “Jam 54-vjeç dhe kjo është hera ime e parë në San Siro, është turp, shumë turp për mua. Kam luajtur ndaj Napolit, disa herë me Juventusin dhe Romën, por kurrë me Milanin. Kaq bukur që të jesh këtu, është stadium i bukur”, u shpreh Klopp. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 16 Prill 2024