Lajme
Kllokot: Ushtron dhunë dhe e rrëmben ish të dashurën
Demokracia
09:40 | 11 Prill 2023

Share:

Në fshatin Mogillë të Kllokotit, gjatë ditës së djeshme raportohet se një person fillimisht dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një femre, pastaj me forcë e ka rrëmbyer duke e futur në veturë.

Policia njofton se i dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie.

Rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”.

Të ngjashme