Lajme
Kllokot: Dy kosovarë u arrestuan pasi gjuajtën me armë, në kërkim edhe një serb
Demokracia
10:58 | 13 Janar 2023

Share:

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një i tretë është në kërkim pasi shtinë me armë zjarri në ajër në Kllokot të Gjilanit.

Policia e ka cilësuar rastin si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

I dyshuari i cili ndodhet në arrati është i nacionalitetit serb.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër serb i cili gjendet në arrati, kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë ndërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, bën të ditur PK-ja.

Të ngjashme