Lajme
Klitschko u bën thirrje politikanëve evropianë të ndalojnë bizneset e tyre në Rusi
Demokracia
10:18 | 05 Prill 2022

Share:

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko u bërë thirrje politikanëve evropianë të ndërpresin të gjithë biznesin e tyre me Rusinë.

Ai ka kërkuar gjithashtu që vendet të ofrojnë më shumë armë mbrojtëse për to, duke thënë se ambiciet e Rusisë mund të shkojnë përtej Ukrainës, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

Klitschko tha se situata është duke u përmirësuar, duke shtuar se njerëzit po kthehen në Kiev, por ka paralajmëruar se situate është “kritike” në lindje të vendit, në Mariupol në veçanti, ku ai thotë se 5 mijë njerëz kanë vdekur.

Kryebashkiaku, tutje u shpreh se ajo që është parë në qytetet satelitore rreth Kievit përbën “gjenocid të ukrainasve”.

Të ngjashme