Lajme
Klitschko: Pa SHBA-të dhe vendet evropiane nuk mund të mbijetojë
Demokracia
07:21 | 12 Maj 2022

Share:

Kryetari i komunës së Kievit, Vitali Klitschko tha se ndihet i shqetësuar për mundësinë që presidenti rus, Vladimir Putin, të përdorë një armë taktike bërthamore në kryeqytetin ukrainas.

Ai më tej tha se pa superfuqinë botërore, SHBA-të, dhe pa vendet evropiane zor që ia dalin.

“Siguria është prioriteti kryesor tani. Por, sigurisht që shqetësohemi dhe shpresojmë që ushtarët tanë të na mbrojnë,, por rreziku ekziston ende dhe pa partnerët tanë, pa Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane ne nuk mund të mbijetojmë”, është shprehur Klitschko.

Më tej, i pari i Kievit tha se kryeqyteti i Ukrainës është ende objektivi kryesor i Rusisë, teksa paralajmëroi banorët që kthehen në Kiev për kujdes të shtuar.

“Si kryetari i Kievit i them kujtdo, më falni, është rreziku juaj personal, por ne nuk mund t’ju japim garanci për aq kohë sa ka luftë në Ukrainë”, tha ai transmeton Klankosova.tv.

Klitschko shtoi se lufta në Ukrainë e ka ndryshuar jetën e secilit dhe po lutet që kjo luftë, siç e quajti ai, e pakuptimtë, të ndalet sa më shpejt.

Të ngjashme