Lajme
Klitschko falënderon shtetet evropiane për mbështetjen, por u drejtohet edhe me një kërkesë
Demokracia
14:46 | 28 Shkurt 2022

Share:

Wladimir Klitschko ka falënderuar shtetet evropiane për mbështetjen që po i japin Ukrainës dhe popullit të saj në luftën me Rusinë e cila ka disa ditë që ka nisur.

Ish-boksieri i njohur ukrainas nëpërmjet një video ka falënderuar shtetet aleate, përcjell Demokracia.com.

Pavarësisht mbështetjes, Klitschko ka kërkuar nga shtetet evropiane ta ndihmojnë Ukrainën edhe me donacioni përmes bankave nacionale.

“Faleminderit të gjithë miqve tanë evropiane për mbështetjen për Ukrainën dhe për ukrainasit me të gjithë zemrën dhe për dëshirën për të na ndihmuar. Llogaritë tashmë janë hapur në bankat nacionale në vende të ndryshme për të dhënë donacione për t’i ndihmuar ukrainasit. Faleminderit. Rroftë Evropa, rroftë Ukraina”, ka thënë Klitschko në një video-inçizim të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.


Wladimir Klitschko, së bashku me vëllain e tij Vitali, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për të luftuar kundër Rusisë./Demokraica.com/

Të ngjashme