ShowBiz
Klipi i ri nga Noizy dhe Dardan me skena gati të njëjta si ai i Rita Orës, i publikuar para një viti
Demokracia
20:53 | 22 Janar 2022

Share:

Reperët e njohur shqiptarë, Noizy dhe Dardan, ka pak ditë që kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

Kënga me titull “Alles Gut” është pritur mirë nga publiku shqiptar por edhe ai gjerman, pasi kënga vjen e gërshetuar në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht.

Dy reperët bënë një paraqitje mjaft interesante edhe në klip, xhirimet e të cilit janë kryer në shtetin gjerman.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Por, kur jemi te klipi duket se ka diçka të parë më herët në atë që për momentin quhet “klip i ri”.

Bëhet fjalë për disa prej skenave, të cilat janë të ngjashme me një prej klipeve të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja e famshme globalisht e publikoi këngën në fjalë në korrik të vitit të kaluar në bashkëpunim me DJ-in e njohur ndërkombëtar, Sigala.

Ajo vendosi që klipi i këngës të ishte veror dhe për këtë producentët e saj, kishin menduar realizimin e një koreografie me gjashtë notare në një pishinë.

Duket se një performancë të ngjashme, fansat kanë pasur mundësinë ta shohin edhe në klipin e dy reperëve shqiptarë.

Duke u nisur që nga palosja në varg e deri te kërcimi individual, valltaret e notit në klipin “Alles Gut”, duket se bëjnë të njëjtin interpretim fizik si ato në klipin “You For Me” të Ritës.

Dallimi mes performancave duket i vogël, përkatësisht vetëm në ngjyrën e veshjeve.

Sido që të jetë, përveç kësaj skene, nuk është se është vërejtur ndonjë skenë tjetër nga klipi “Alles Gut”, që të jetë e inspiruar nga ndonjë klip tjetër i parë më herët.

 

 

Të ngjashme