Sport
Klinsmann mund të jetë pasardhës i Contes
Demokracia
21:37 | 17 Prill 2023

Share:

Jurgen Klinsmann mund ta marrë drejtimin e Tottenhamit për ta zëvendësuar Antonio Conten e larguar javë më parë.

Klinsmann vetëm disa muaj më parë mori drejtimin e Koresë së Jugut.

Por “Kicker” ka raportuar se mund të bindet për ta drejtuar klubin anglez. Ai ishte i pranishëm në ndeshjen që Tottenhami e luajti kundër Bornemouthit në Premier League të shtunën.

Klinsmann është pritur ngrohtë në stadium. Ai, megjithatë, kishte shkuar për ta parë Sonin. Kandidat për ta drejtuar Tottenhamin janë edhe disa trajnerë të tjerë. Cristian Stellini aktualisht është në krye të ekipit verior të Londrës si ushtrues detyre i trajnerit.

Të ngjashme