Lajme
Klinika e Pediatrisë në mungesë të testeve rapide
Demokracia
15:37 | 27 Gusht 2022

Share:

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tash e tre ditë ka mungesë të testeve rapide.

Pacientët në këtë klinik janë duke u detyruar t’i blejnë vet testet rapide për coronavirus.

Lajmin për mungesën e testeve rapide e ka konfirmuar pediatrja Afërdita Selmanaj e cila theksoi se kanë bërë kërkesë për furnizim mirëpo deri më tani nuk janë furnizuar.

“Teste rapide kemi pas deri të martën me datë 23.08.2022. Të mërkurën kemi bërë kërkesë në Barnatorën Qendrore të QKUK-së për teste rapide, por përgjigjia ka qenë qe nuk kanë teste dhe posa të furnizohen do të na njoftojnë. Deri më tani nuk jemi njoftuar për furnizimin me teste”, tha ajo për Gazetën Shneta.

Të ngjashme