Lajme
Klinika e Onkologjisë pajiset me “Akcelerator linear”
Demokracia
14:59 | 18 Mars 2021

Share:

Klinika e Onkologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është pajisur “Akcelerator linear”.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell Demokracia.com.

Zemaj, gjatë së enjtes ka marr pjesë në një takim në Klinikën e Onkologjisë ku u të prezantua pajisja e “Akcelerator linear”.

“Kjo pajisje është më se e domosdoshme pasi brenda një kohe të shkurtër do të largohet lista e pritjeve. Po ashtu, kjo pajisje do ta bëj të mundshme edhe trajtimin me metodat më të sofistikuara siç është IMRT dhe pacientët nuk do të kenë nevojë të referohen jashtë Kosovës.  Një pajisje e tillë është blerë në vitin 2008. Vlera e projektit është rreth 1.5 milionë”, shkruan Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:

QKUK, Klinika e Onkologjisë, do të bëhet me Akcelerator linear.

Kjo pajisje është më se e domosdoshme pasi brenda një kohe të shkurtër do të largohet lista e pritjeve.

Po ashtu, kjo pajisje do ta bëj të mundshme edhe trajtimin me metodat më të sofistikuara siç është IMRT dhe pacientët nuk do të kenë nevojë të referohen jashtë Kosovës.

Një pajisje e tillë është blerë në vitin 2008. Vlera e projektit është rreth 1.5 milion!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/291657128982820

Të ngjashme