Lajme
Klinë| Pamje nga vendi ku mbeti i vdekur një punëtor 50 vjeçar i cili ra nga një objekt
Demokracia
15:11 | 14 Prill 2022

Share:

Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës. I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

50 vjeçari u rrëzua në shkollën e fshatit ku ishte edhe duke punuar, derisa Klina.info mëson se vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku që ka dalë në vend të ngjarjes.

 

Derisa, Policia dhe Prokuroria kanë dalë për ta larguar trupin e pa jetë dhe po hetojnë rastin dhe shkaqet.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23.

Të ngjashme