Lajme
Klinë| Arrestohen dy persona për vjedhje
Demokracia
19:41 | 30 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Klinё, më datё 16.11.2022, ёshtё njoftuar nga viktima se para njё lokali nё rrugën “Sadik Rama” nё Klinё iu ёshtё vjedhur motoçikleta me targa vendore.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Klinё, sot janё identifikuar dhe arrestuar dy persona tё dyshuar pёr veprat penale vjedhje dhe blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale.

Nga policia ёshtё sekuestruar motoçikleta, e cila pas pёrfundimit tё proceduarve ligjore iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.

Pas intervistimit, personat e dyshuar me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Të ngjashme